Flash News

KRYESORE

“Më është ngritur Rama”, Kukësi i përgjigjet sërish kryeministrit pas arrestimeve të protestuesve

“Më është ngritur Rama”, “Lironi djemtë tanë”, turp, turp, turp”, kanë qenë vetëm disa nga thirrjet e banorëve të Kukësit, të cilët janë ngritur sërish në protestë pas arrestimit të 23 personave që morën pjesë dje në protestën e zhvilluar kundër taksës në Rrugën e Kombit.

Dhjetëra banorë, kryesisht të rinj po protestojnë me pankarta në kuar për lirimin e të arrestuarve në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia dhe forcat RENEA. Sipas tyre, arrestimi dhe dërgimi i tyre në Tiranë është i padrejtë pasi janë provokuar nga policia.

“Nuk jemi kundër taksave, sepse edhe ne kemi dalë në Evropë, nga halli jo nga qejfi dhe e dimë si funksionon sistemi i pagesave për rrugët. Por kjo tarifë është absurde, duke pasë parasysh sa i varfër është Kukësi. Sot kemi dalë në protestë për lirimin e protestuesve, nesër do të protestojmë dhe do të djegim prapë sportelet nëse nuk merren masa”, u shpreh njëri nga protestuesit.

Më herët, Rama deklaroi se për banorët e zonës dhe ata që udhëtojnë më shpesh do të ketë një lehtësim të taksës, pra do të pajisen me abone, ndërsa rrëzoi mundësinë e rishikimit të taksës. Ndërkohë, kryetari i bashkisë, Bashkim Shehu refuzoi të takojë Ramën ditën e hënë, nëse nuk lirohen më parë 23 protestuesit.

Edhe paraditen e sotme pati një tjetër protestë nga familjarët e të arrestuarve, si dhe një takim me drejtorin e policisë së komisariatit të Kukësit nga ana e deputetëve të opozitës, të ardhur nga Tirana enkas për këtë çështje.

 

  

Të fundit