Flash News

KRYESORE

A është nishani juaj kancerogjen? Këto janë shenjat paralajmëruese të melanomës

Llojet kancerit janë të ndryshme duke numëruar kështu rreth 200 lloje, dhe melanoma është një ndër më të përhapurit tek moshat nën 50-vjeç. Me kalimin e viteve ndodhin ndryshim në trupin tuaj dhe fillojnë të shfqen shenjat e plakjes, rrudha, njolla, gjëndra për të cilat betohemi se nuk i kemi pasur më parë. Ka raste që disa formohen thjesht për shkak të moshës, pra plakjes dhe nuk ka asnjë gjë shqetësuese edhe pse janë të bezdisshme.

Megjithatë, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje çdo ndryshimi që ndodh në lëkurë, qoftë edhe shfaqja e një nishani të vogël, pasi, nëse zbulohet herët, melanoma është një nga llojet e kancerit që kurohet më lehtë, edhe më një trajtim invaziv. Edhe pse zbulimi në kohë është si i thjeshtë ashtu edhe i rëndësishëm, shumë njerëz nuk janë në dijeni ose thjesht i injorojnë shenjat paralajmëruese të këtij lloji kanceri. Nishanet mund të jenë një shenjë e parë e kancerit të lëkurës. Njerëzit që kanë shumë nishane në trup, ato që kanë lëkurë të zbehtë dhe flokë të kuqe janë më të rrezikuar nga kanceri.

Ja çfarë duhet të kini parasysh

Dermatologët ndjekin rregullin ABCDE për të zbuluar shenjat paralajmëruese të kancerit të lëkurës:

Asimetria

Kontrolloni për çdo ndryshim në formë të nishaneve, nëse një prej tyre ka formë të çrregullt krahasuar me të tjerët apo fillon të ndryshojë formë me kalimin e kohës.

Kufijtë

Përveç formave të çrregullta, hidhni një sy edhe pjesës përreth nishanit.

Ndryshime në ngjyrë

Nishanet që ndryshojnë në ngjyrë, ose kanë ngjyra të ndryshme në pjesë të ndryshme, duhet të kontrollohen. Ngjyra duhet të jetë shqetësuese për pacientin kur është blu në mavi.

Diametër

Nëse keni një nishan që e kalon madhësinë e 6 mm diametër, duhet ta kontrolloni tek mjeku.

“Evoluim”

Shumë dermatologë përdorin terma të ndryshme në lidhje me këtë shenjë. Megjithatë, çdo ndryshim në madhësi, nëse nishani fillon të përhapet në sipërfaqen e lëkurës, apo vini re diçka të dyshimtë ose shqetësuese në lëkurë, duhet të vini në dijeni mjekun për të.

 Burimi: Mirror

Të fundit