Flash News

KRYESORE

Është porositur/ Ilaçi që përdori Italia kundër koronavirusit, tani edhe në Shqipëri

Është porositur/ Ilaçi që përdori Italia kundër

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka dhënë një tjetër lajm të rëndësishëm sot. Duke folur për “Panorama Online” sot, Pipero bën me dije se Tocizilumab ilacci që është përdorur nga Italia në persona të intubuar do të jetë shumë shpejt në Shqipëri.

Sipas tij është porositur një sasi optimale për t’ju përgjigjur nevojave në vendin tonë

“Së pari dua të theksoj se jo të gjithë të sëmurët përfitojnë dhe jo të të gjithë përdoret apo është përdorur Tocizilumab. Përdoret vetëm në komplikacionet e rënda dhe në persona të intubuar, pra me respiracion mekanik. Së dyti ende nuk ka një protokoll të miratuar për përdorimin e këtij medikamenti, i cili përdoret si imunodepresor në sëmundje reumatizmale kronike si dhe në onkologji. Ka disa fakte, që janë optimiste për rezultatin e deritanishëm. Kam folur personalisht në telefon me mjekun që e ka përdorur në Napoli dhe me ka shpjeguar hollësisht mënyrën e përdorimit por pa më dhënë protokollin e përdorimit pasi ende nuk është i aprovuar. Krahas Tocizilumab ka dhe medikamente të tjera antivirale të cilat gjithashtu kanë dhënë rezultate optimiste dhe ne po i përdorim sipas indikacionit nën kujdesin e veçantë të Prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit. Sa i takon Tucizilumab në dijeninë time Ministria e Shëndetësisë në dakortësi me Shefen e Shërbimit ka porositur një sasi optimale, por duke qënë se kërkesat në botë janë rritur shumë për këtë medikamet mund të ketë edhe vonesa. Së fundi dua të ritheksoj se deri sot ende nuk kemi një medikament të aprovuar kundër coronavirusit të ri, Covid-19, dhe mjekimi bazë mbetet ai empirik ose simptomatik e mbështetes ku rolin kryesor e luan oksigjenoterapia”, bën me dije prof. Pipero.

Ndërkohë që në një lidhje telefonike për Neës24, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, këshilloi të gjithë shqiptarët të mos përdorin antibiotikë pa këshillën e mjekut.

“Situata është serioze në të gjitha aspektet, si në numra edhe raste të shtuara, problematikave apo të përjetimit dhe përgjigjes së popullatës në mënyra të ndryshme.  Gjej momentin t’I këshilloj qytetarët të mos përdorin medikamente pa lejen e mjekut të familjes. Është koha për të respektuar këshillat e nëse kanë probleme apo histori udhëtimi të kontaktojnë autoritetet. Pra, nëse kanë temperaturë të lartë, kollë e vështirësi në frymëmarrje të marrin 127, për ti vajtur ndihma apo këshilla në shtëpi.” -tha Pipero.

 

Të fundit