Flash News

KRYESORE

Është pro shembjes së Teatrit, Rama emëron drejtor ish-aktorin e Portokallisë

Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot emërimin e drejtorit të ri të teatrit të Kukullave. Ashtu sikundër është raportuar edhe më parë, në këtë post është emëruar aktori Erion Isa ndërsa zyrtarizimi është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Erion Isai, ish-aktori i Portokallisë ishte një prej aktorëve i cili është shprehur pro shembjes së teatrit. Gjithashtu në zgjedhjet e fundit, ai ishte pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialiste në zonën e Ersekës.

Të fundit