Flash News

KRYESORE

“Është shumë ftohtë, si për ju edhe për ne”, kërkesa e policisë në SHBA ndaj kriminelëve

I ftohti polar që ka ‘paralizuar’ SHBA-në ka nxitur një departament të policisë në Misuri që t’i  kërkojë kriminelëve të mos kryejnë krime, sepse është tepër ftohtë për të dalë jashtë. Policia e Warrensburg bëri kërkesën të hënën, ndërsa temperatura ishin tepër të ulta.

“Pra ... ne po kërkojmë një nder (të paktën për tre ditët e ardhshme), a mund ta mbani kriminalitetin në minimum? Është me të vërtetë ftohtë ... i bëni vetës (dhe ne) nder ... qëndroni brenda. Jini të mirë me njëri-tjetrin. Faleminderit”, shkruan departamenti i policisë.

Gjatë këtyre ditëve, temperaturat në SHBA janë ulur në -30 gradë celcius (më të ulta në zona të caktuara) dhe kjo ka bërë që njerëzit të evitojnë çdo dalje të panevojshme nga shtëpia.

 

Të fundit