Flash News

KRYESORE

A është takuar me Astrit Patozin? Përgjigja e Bashës

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha i pyetuar nëse ka pasur takim me Astrit Patozin, tha se është në një proces takimesh dhe ftesash me një numër të madh anëatrësh dhe personalitete të PD-së.

“Unë jam në një proces takimesh, ftesash me një numër të madh anëtarësh të PD e personalitete disa prej të cilëve kanë patur forma të ndryshme reagimesh pas mospasjes së emrave të tyre në listën e kandidimit. E kam bërë nisur nga përgjegjësia ime aktuale si kryetar por edhe si kryetar në momentin që kam marrë atë vendim. Dhe nuk do të rresht së bëri këtë sepse kam bindjen më të thellë se ata që nuk kanë motive personale por aknë me të vërtetë motive politike dhe u dhëmb gjenjda e vendit dhe për këtë vecanërisht ata që kanë investime të gjata në PD, me ata më bashkojnë më shumë gjera se sa më ndajnë. Natyrisht partia ka qënë një proces analize   që po përfundon në ccështje javësh dhe qëllimi im nuk është një takim miqësor por gjetja e një mekanizmi përfaqësimi dhe gjithëpërfaqësimi që është ai ku partia do të hyjë që është ndryshimet statutore dhe organizimit të saj sipas metodave më të përparuara dhe parimeve më të mira të demokrcisë.

Nuk kam përjashtuar asnjë njeri. Kam marë një vendim në rrethana të caktuara dhe e kam shpjeguar. Sot jemi në këtë situatë ku këkrohet një bahskim i ccdo kujt që vendos interesat e Shqipërisë në radhë të parë dhe natyrisht ato të PD”, u shpreh Basha për Syri.net

Të fundit