Flash News

KRYESORE

ESI: Pse Ditmir Bushati u shkarkua nga kryeministri Rama

ESI: Pse Ditmir Bushati u shkarkua nga kryeministri Rama

European Stability Initiative (ESI) është një ‘think tank’ i specializuar për Evropën Juglindore dhe së fundmi ka publikuar një raport për çështjen e Kosovës, si dhe për qëndrimet që kanë mbajtur aktorët e interesuar.

Sigurisht që pozicioni i Qeverisë së Shqipërisë nuk mund të lihej jashtë këtij raporti dhe veçanërisht qëndrimi i kryeministrit Edi Rama.

Aty theksohen konfliktet që Rama ka patur me Ramush Haradinajn, kryeministër i Kosovës, sa i përket marëveshjes që duhet të nënshkruhet me Serbinë. Sipas ESI, edhe shkarkimi i Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm erdhi pas kundërshtisë së tij për ndryshimin e kufijve midis dy shteteve.

“Kryeministri i Shqipërisë është grindur me kryeministrin e Kosovës për të ardhmen e Kosovës dhe shkarkoi një ministër të Jashtëm të respektuar, i cili paralajmëroi për rrezikun e ripërcaktimit të kufijve në baza etnike”, shkruhet në raport.

Sipas ESI, diskutimet për ndryshime kufijsh janë për Ballkanin kthim në të kaluarën.

Të fundit