Flash News

KRYESORE

‘Eskobari i Ballkanit’ dënohet me 10 vite burg

‘Eskobari i Ballkanit’ dënohet me 10 vite burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot vendimin për të dënuar me 10 vite burg Klement Balilin, i njohur ndryshe edhe si ‘Eskobari i Ballkanit’. Prokuroria kishte kërkuar 18 vite burg, trupi gjykues vendosi 15 vite burg për Balilin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti përfundimisht në 10 vite.

Ai u shpall fajtor për akuzat e “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, “Pastrim parash”. Dënimin do e vuajë në një burg me nivel sigurie të lartë.

Klement Balili u vetëdorëzua më 15 janar të 2019-ës, pasi qëndroi për shumë vite në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ato greke. Procesi gjyqësor ndaj tij, që nga momenti i dorëzimit, mund të konsiderohet se është zhvilluar në kohë rekord, duke patur parasysh precedentët e drejtësisë shqiptare kur bëhet fjalë për personazhe të këtij niveli në botën e krimit.

Gjithsesi, avokati Theodhori Sollaku raportohet të jetë shprehur jashtë kamerave se do e apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për klientin e tij.

Të fundit