Flash News

KRYESORE

Eugent Bushpepa humb babain, pësoi aksident në Tiranë

Eugent Bushpepa humb babain, pësoi aksident në Tiranë

Babai i këngëtarit të dashur për publikun shqiptar, Eugent Bushpepa, ka humbur  jetën pas një aksidenti të rëndë me makinë. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur gazetari, Gjergj Marku, i cili me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, shpreh ngushëllimet e tij.

Prej disa ditësh babai i këngëtarit qëndronte në koma, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Sot, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjarët për ndarjen nga jeta të babait të tij!…(Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh.Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektorë në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë. Ceremonia mortore në Rrëshen. Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme”, shkruan gazetari.

Të fundit