Flash News

KRYESORE

Eugent Bushpepa kualifikohet në finalen e Eurovizion

Eugent Bushpepa kualifikohet në finalen e Eurovizion

Eugent Bushpepa me “Mall” është kualifikuar në finale e “Eurovision”. Performanca shpërthyese mbrëmjen e sotme i hapi dyert e finales Eugentit për të garuar edhe për çmimin e parë.

Bushpepa është një ndër vokalet më të vlerësuar këtë vit në Eurovizion, duke e rënditur këngëtarin si një ndër më të mirët e Festivalit Evropian të Muzikës për vitin 2018.

Gjithashtu në finale do të jetë dhe Eleni Foureira, shqiptarja që përfaqëson Qipron. Finalja e Eurovizion këtë vit do të përfaqësohet nga tre shqiptarë, Eugenti, Elena dhe Ermal Meta i cili është kualifikuar direkt.

Të fundit