Flash News

KRYESORE

EULEX arreston Hysni Gucatin, kreun e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

EULEX arreston Hysni Gucatin, kreun e Veteranëve të Luftës

Pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së, ku kanë arrestuar kreun e Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati.

Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.

Sipas informacioneve të raportuara në mediat e Kosovës, mëngjesin e sotëm janë bastisur zyrat e organizatës së veteranëve të UÇK-së, ku po zhvillohet një aksion, teksa pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

Kujtojmë se policia e EULEX-it, nga dje ka nisur arrestimet e para të pjesëtarëve të UÇK-së, që akuzohen për krime lufte.

Të fundit