Flash News

KRYESORE

EULEX arreston ish-komandantin e UÇK-së

EULEX arreston ish-komandantin e UÇK-së

EULEX-i ka vënë sot në pranga Salih Mustafan, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin e quajtur BIA. Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij.

Arrestimin e Salih Mustafas e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë, Ibrahim Shala, i cili theksoi se ende nuk kanë njoftim zyrtar për shkaqet e arrestimit.

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa, zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, tha ai.

Pas arrestimit, ish-komandati i UÇK-së është nisur në drejtim të Hagës. Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Të fundit