Flash News

KRYESORE

Euractiv: A do t'i vështirësojë marrdhëniet Athinë-Tiranë ardhja në pushtet e së djathtës?

Euractiv: A do t'i vështirësojë marrdhëniet

Euractiv në një analizë që mban autorësinë e Alexandra Voudourieditore e çështjeve të diplomacisë në radion greke Athens 984 FM dhe  Ioannis Armakolas, një studiues në Hellenic Foundation for European & Foreign Policy, ka trajtuar edhe një 'shndërrim' të mundëshëm të kursit të Athinës në marrdhëniet me Tiranën pas ardhjes  në pushtet të Micotaqisit, liderit konsevator të Demokracisë së Re, një forcë që shihet më afër Paritsë Demokratike.

Ishte Dora Bakojanis, ministre e Jashtme e kësaj partie dhe motra e kryeministrit të ri grek Micotaqis, që nënshkroi marrëveshjen me qeverinë Berisha për delimitimin detar e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese.

 Më poshtë një pjesë e shkrimit që trajton marrdhëniet shqiptaro-greke:

Ministri i jashtëm në hije i Demokracisë së Re, Giorgos Koumoutsakos, sqaroi disa muaj më parë se partia e tij nuk do t'i bashkohej miratitmit të hapjes se negociatave të pranimit të Shqipërisë BE.

Duket se DR është gati të bllokojë shpresat evropiane të Shqipërisë në tetor dhe ndoshta të favorizojë ndarjen (de coupling), në rast se ka unanimitet në Këshillin e Europës për rastin e Maqedonisë Veriore.

Fokusi i Greqisë do të vazhdojë të jetë në krizën aktuale politike në Shqipëri dhe në rekordin e saj në luftën kundër sundimit të ligjit dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke, një çështje qartësisht shqetësuese për DR.

Ajo që i ndërlikon më shumë gjërat është se trajtimi i pakicës greke në Shqipëri është një çështje shumë emocionale, duke tërhequr në mënyrë tipike vëmendjen mediatike të populizmit që gjeneron presion mbi politikën; kjo është një çështje "më afër zemrës" të votuesve të krahut të djathtë të DR.

Ajo që mbetet për t'u parë është nëse qeveria e re do të përpiqet të trajtojë mosmarrëveshjet greko-shqiptare, të cilat tanimë kanë ngecur pas një dialogu premtues të hapur nga qeveria e SYRIZA-s në 2017.

Problemet dypalëshe përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e zonave detare dhe statusin teknik të gjendjes së luftës që ekziston që nga viti 1945.

Një qeveri e mëparshme e DR arriti një marrëveshje mbi përcaktimin e kufijve detarë me Shqipërinë në 2009, por marrëveshja u anullua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Zyrtarët e DR thonë se marrëveshja është e panegociueshme dhe vetëm ndryshime të vogla mund të pranohen.

Cytësi kryesor kundër marrëveshjes me kufirin e detit ka qenë udhëheqësi i atëhershëm i opozitës, Edi Rama, i cili tani është kryeministër.

Mbetet për t'u parë nëse qeveria e re do të vendosë kushte tepër të ngurta për shpresat e Shqipërisë për në BE dhe për caktimin e çështjeve dypalëshe.

Ka shumë të ngjarë që ata të kërkojnë ndonjë incentivë duke zbatuar taktikën e zakonshme të "shkopit dhe karrotës"; në këtë rast, 'shkopi' do të lidhej me çështjet e pakicës etnike greke dhe 'karrota' me shanset e Shqipërisë për në BE.

Por ajo që përbën një ushtrim të vështirë në kuadratimin e rrethit është fakti se, pavarësisht kësaj lidhje komplekse, Greqia duhet të mbajë në jetë shpresat e pranimit të Shqipërisë në BE në një periudhë të kundërshtimit në rritje ndaj zgjerimit brenda BE.

Një shmangie e mundshme e prospektit të hyrjes në BE të Shqipërisë nuk do të ishte në dobi të Greqisë pasi ajo do të minonte stabilitetin e Tiranës dhe do të dobësonte 'levën' europiane mbi politikën shqiptare.

Për më tepër, Greqia do të ishte me siguri e shqetësuar nga lëvizjet drejt një bashkimi të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat sigurisht do të shumohen nëse shpresat e pranimit të Tiranës në BE janë të frustruara.

Kështu, Greqia do të përpiqet të arrijë një ekuilibër mes mbajtjes së presionit të fortë politik mbi Shqipërinë dhe mbajtjes së gjallë të perspektivës europiane. Një detyrë sfiduese me të vërtetë.

 

Të fundit