Flash News

KRYESORE

“Euro 2020”, datat se kur do të luhen ndeshjet e fazës së grupeve

“Euro 2020”, datat se kur do të luhen ndeshjet e fazës

Në Dublin të Irlandës u hodh sot shorit për fazën eliminatore të kampionatit Europian “Euro 2020”. Shqipëria është në grupin H së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorën, ndërsa kombëtarja e Kosovës, për herë të parë pjesëmarrëse, ndodhet në grupin A së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Po sot janë përcaktuar edhe datat se kur do të luhen ndeshjet kualifikuese. Ato do të zhvillohen të gjitha përgjatë 2019-ës, dhe në fund të vitit do të jenë përcaktuar edhe 20 skuadrat pjesëmarrëse.

Mundësia e fundit për skuadrat për t’u kualifikuar do të jetë nëpërmjet play-off të turneut që zhvillohet në marsin e vitit 2020 dhe ku marrin pjesë skuadrat fituese të grupeve përkatëse në Ligën e Kombeve.

Datat kur do të luhen ndeshjet

Ndeshja 1    21–23/03/2019

Ndeshja 2    24–26/03/2019

Ndeshja 3     7–8/06/2019

Ndeshja 4    10–11/06/2019

Ndeshja 5     5–7/09/2019

Ndeshja 6     8–10/09/2019

Ndeshja 7     10–12/10/2019

Ndeshja 8      13–15/10/2019

Ndeshja 9      14–16/11/2019

Ndeshja 10    17–19/11/2019

Të fundit