Flash News

KRYESORE

"Euro 2020", Duka komenton shortin: Pozitiv, grupi ku nuk doja të ishim

"Euro 2020", Duka komenton shortin: Pozitiv, grupi ku nuk doja të

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka komentuar shorin e kombëtares për kualifikueset e ‘Euro 2020’.

Në një lidhje direkte për Supersport, Duka tha se shihet si pozitiv grupin H në ët cilin bën pjesë Shqipëria teksa shtoi se nuk do të donte të ishte në grupin ku ndodhet Gjermania dhe Holanda.

Si ishte ky short?

Nuk kualifikohesh nga shorti, del nga fusha. Duhet të bëjmë mirë në fushë. Për aq sa varet nga shorti, gotën e shoh gjysmë plot, e shoh pozitiv. Imagjino sikur të ishte grupi me Gjermaninë dhe Holandën, do ishte masakrues. Duke menduar këtë, e shoh pozitiv.

Kishit preferenca kur hidhej shorti?

Pasi u hodhën 2 skuadrat e para, nuk doja grupin me Gjermaninë dhe Holandën. Gjithë kokat e grupeve të tjera, janë skuadra të forta, që kanë bërë mirë vitet e fundit. Franca siç është e fortë për ne, do jetë edhe për të tjerët. Mund të konkurrojmë për një vend të dytë. Gjithsesi, ende nuk kemi nisur.

Kosova?

Jam në tavolinë me trajnerin e Kosovës dhe zyrtarë të tjerë, janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë, dhe mund të fitojnë edhe në Ëembley.

Stadiumi i ri?

Në mars vështirë të jetë gati, por besoj se do të luajmë aty në qershor.

Të fundit