Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Euro 2020/ Gjermania merr kreun e Grupit C, Belgjika 1 pikë larg kualifikimit
Kjo nuk është ajo Gjermania e dikurshme, e megjithatë kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të shënojnë gola si dikur. Megjithatë, duhet thënë se katër herë kampionët e botës vuajtën jo pak në “Windsor Park” kundër Irlandës së Veriut që bëri shumë që të justifikonte pozicionin e vet në krye të Grupit C.
Pastaj, në minutën e 48, mbrojtësi Marcel Halstenberg bëri një gjatje të bukur që iu dha “pancerave” fitoren. Në vazhdim, vendasit u përpoqën shumë që të gjenin golin e barazimit, por ishte e vështirë që të thyhej mbrojtja gjermane. në të 90’ u vulos fitorja pas golit të Serge Gnabry.
Në takimet kualifikuese të euro 2020 të mëdhatë e kontinentit, Gjermania, Holanda, Belgjika e Rusia arritën të fitonin ndeshjet e tyre. Gjermania ka pikë të barabarta me irlandezo-veriorët, nga 12, por falë fitores në ndeshjen direkte mori kreun e grupit. Holanda në vend të tretë, pas fitores me poker në Estoni me shifrat 0-4. me një ndeshje më pak se dy skuadrat kryesuese.
Në grupin E, Sllovakia mori një fitore të madhe në fushën e Hungarisë me shifrat 1-2 duke reaguar pas asaj disfate të thellë ndaj Kroacisë dhe duke i rrëmbyer vendin e dytë hungarezëve. Në grupin G, Polonia barazoi pa gola me Austrinë, ndërsa Sllovenia fitoi 3-2 me përmbysje ndaj Izraelit.
Në Grupin I, Belgjika është vetëm një pikë larg kualifikimit matematikor në Euro 2020 pasi fitoi 0-4 ndaj Skocisë.