Flash News

KRYESORE

Euro 2020: Italia dhe Spanja e nisin vrullshëm, direkt gola!

Euro 2020: Italia dhe Spanja e nisin vrullshëm, direkt gola!

Italia dhe Spanja nuk janë më kot dy nga skuadrat favorite të Europianit. Dy përfaqësueset big të kontinentit sonte e kanë nisur menjëherë me gola mbrëmjen e Euro 2020 (kualifikueset), duke shënuar 3 gola në 9 minutat e para.

Italianët kanë shënuar dy gola deri tani ndaj Armenisë, respektivisht në minutat 8’ dhe 9’. Autorët e golave janë Immobile dhe Zaniolo, për të cilët ishte e lehtë të gjenin rrugën e rrjetës.

Nga ana tjetër, Spanja gjeti golin e parë me Fabian Ruizin në të 8' në ndeshjen kundër Rumanisë. Mesfushori i kërkuar nga shumë skuadra në merkato u tregua efikas për t'i dhënë avantazhin skuadrës iberike.

Të fundit