KRYESORE

Euro 2020: Italia pret biletën, Spanja ndalet në Oslo

Euro 2020: Italia pret biletën, Spanja ndalet në Oslo

Italia e Roberto Mancinit është zyrtarisht në Kampionatin Europian. Skuadra axurre fitoi 2-0 ndaj Greqisë, teksa ka debutuar me fanellën e re me ngjyrë thuajse e gjelbërt. Goli i parë u shënua nga Jorginho në minutën e 63’, ndërsa Bernardeschi ka vulosur fitoren dhe kualifikimin pak minuta më pas.

Spanja sonte nuk arriti të fitonte ndaj Suedisë dhe madje vuajti shumë edhe për të marrë një pikë në Oslo me barazim 1-1. Golin për spanjollët e shënoi Saul në minutën e 47’, kurse për vendasit barazoi në kohën shtesë King me penallti.

Meqë nuk fitoi dot, Spanja ende nuk e ka siguruar matematikisht kualifikimin në Euro 2020. Në ndeshjet e tjera, Suedia mposhti 4-0 Maltën, ndërsa Lichtenstein ka barazuar 1-1 me Armeninë në grupin J.

Ditari politik

Të fundit