Flash News

KRYESORE

EURO 2020/Përballja Andorra-Shqipëri, fitorja detyrim për kuqezinjtë

EURO 2020/Përballja Andorra-Shqipëri, fitorja detyrim për

Sonte do të luhet ndeshja tjetër kualifikuese për EURO 2020  mes Andorrës dhe Shqipërisë.

Pas shkarkimit të trajnerit Christian Panuçi, skuadra kuqezi do të ketë në pankinë  Ervin Bulkun, në përballjen ku fitorja për përfaqësuesen tonë është konsideruar si detyrim.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore përpara kësaj ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin ‘Nacional’, në orën 20:45.

Kjo është sfida e katërt që Shqipëria luan ndaj Andorës dhe bilanci është në favor të kuqezinjve me 2 fitore kundrejt 1 të skuadrës kundërshtare, me 4 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.

Ashtu si Shqipëria ndaj Turqisë, edhe Andorra vjen pas një humbjeje me përfaqësuesen e Islandës.

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare do të gjykohet nga arbitri sllovak Filip Glova që do të ndihmohet nga asistentët Frantisek Ferenc dhe peter Kovaç. Gjyqtari i katërt i sfidës do të jetë Boris Marehfka nga Sllovakia.

Të fundit