Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Euro 2020/ Pjesa e parë torturë për kuqezinjtë, Franca fiton 2-0
Franca kryeson me rezultatin 2-0 kundër Shqipërisë në “Stade de France”. “Gjelat” e dominuan përballjen, me kuqezinjtë që e patën tepër të vështirë që të ndërtonin aksione dhe të rrezikonin seriozisht portën kundërshtare.
Rezultati i zhbllokua në minutën e 8, ku Kingsley Coman përballë Strakoshës nuk gaboi.
Pas 19 minutash erdhi goli i dytë, me autor Oliver Giroud. Duhet thënë se në të dy golat pati përgjegjësi Odise Roshi, që në këtë takim ka marrë nga Edi Reja detyra mbrojtëse. Por ky është pozicion jo shumë natyral për lojtarin e krahut, që pati vështirësi në përmbushjen e udhëzimeve.
Franca pati një mundësi mjaft të mirë për të gjetur golin e tretë, por në të 37’, Griezmann gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Kuqezinjtë kanë 45 minuta kohë që të reagojnë, por ndaj Francës gjithçka bëhet e vështirë.