Flash News

KRYESORE

Euro 2020/ Pogba ka probleme, nuk do të luajë kundër Shqipërisë

Euro 2020/ Pogba ka probleme, nuk do të luajë kundër

Paul Pogba nuk do të luajë në takimin kualifikues të Euro 2020, kundër Shqipërisë. Ylli i kombëtares franceze, pësoi një dëmtim në kavilje në takimin kundër Southampton-it në Premier League, dhe sot pas konsultës me mjekët e Manchester United, vendosi që të mos të grumbullohej me kombëtaren franceze.

Stafi mjekësor i “Djajve të kuq” është mjaft i shqetësuar për dëmtimin e mesfushorit.

Ndërkohë te “Gjelat do të mungojë edhe mbrojtësi i Manchester City-t, Aymeric Laporte. Ai pësoi një dëmtim të rëndë në takimin kundër Brighton dhe e ka të pamundur të luajë. Federata Franceze e Futbollit do ta zëvendësojë Pogba-në me lojtarin e Arsenalit, Matteo Guendouzi. Yje të tjerë, që nuk do të jenë ndaj kuqezinjve janë edhe Kylian Mbappe dhe N’golo Kante.

Në të tillë situatë, Shqipëria ka shanse që të bëjë ndonjë surprizë në “Stade de France”.

Të fundit