Flash News

KRYESORE

Euro 2020/UEFA prezanton “Game of Thrones” në futboll

Euro 2020/UEFA prezanton “Game of Thrones” në futboll

Seriali “Game of Thrones” i ka ‘lidhur’ shikuesit nga mbarë bota pas ekraneve duke i mbajtur në suspancë se çfarë do të ketë në vijim.

Duke marrë shkas nga kjo frymë interesimi, UEFA ka menduar diçka të ngjashme, për të sjellë në vëmendje emocionet që do të nisim me turneun e “Euro 2020”.

Profili zyrtar i turneut “Euro 2020” në Twitter ka lançuar një video që bazohet te seria e famshme televizive që ka pushtuar globin.

Të 12 qytetet pritëse; Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapest, Kopenhagen, Dublin, Glasgou, Londër, Mynih, Romë, Shën Pjetërburg; kthehen në teatrin e luftës që do të magjepsë tifozët e futbollit nga 12 qershori deri më 12 korrik.

Europiani i futbollit, që pritet të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm, do të jetë një edicion unik që do të prezantojë festën e fazës finale në 12 qytete.

https://twitter.com/i/status/1116990303909687296

Të fundit