Flash News

KRYESORE

EURO 2020, Zvicra triumfon ndaj Gjeorgjisë

EURO 2020, Zvicra triumfon ndaj Gjeorgjisë

Zvicra arriti të mundë me rezultatin 2-0 Gjeorgjinë, duke e nisur mirë garën për kualifikueset e “Euro 2020”.

Skuadra e drejtuar nga Petkoviç shënoi dy golat e fitores në pjesën e dytë të lojës, ku Zuber kaloi Zvicrën në avantazh, ndërkohë që 10 minuta nga fundi i takimit, Zakaria fiksoi shifrat në 2-0, pas gjuajtjes së Ajetit.

Zvicra është në grupin D të kualifikueseve, së bashku me Gjeorgjinë, Danimarkën, Gjibraltarin dhe Irlandën.

Ndërkohë, Zvicra është në garë edhe për fitoren e Nations League, duke qenë mes 4 skuadrave të kualifikuara në fazën finale të Ligës A të kompeticionit, një fitore që jep edhe një biletë kualifikimi për në Europian.

Të fundit