Flash News

KRYESORE

Euro 2021 / Finlanda shumë e fortë për vajzat e Shqipërisë, fiton 0-3

Euro 2021 / Finlanda shumë e fortë për vajzat e

Kombëtarja shqiptare e femrave u mund nga Finlanda në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-3.  Miket dominuan sfidën, e cila nisi 30 minuta me vonesë për shkak të reshjeve të shiut.

Goli i parë erdhi shumë shpejt, pas vetëm 9 minutash. Salstrom realizoi me kokë pas një harkimi nga e majta. Kolanen u gjend e vetme në minutën e 26-të brenda zonës dhe dyfishoi rezultatin.

Në të 38-tën, Salstron realizoi golin e dytë personal dhe të tretin e takimit. Në pjesën e dytë, me 3 gola diferencë, ishte e l;ehtë për miket që të administronin rezultatin.

Kuqezezat e drejtuara nga Vioresin Sinani u përpoqën, por e patën të vështirë që të mund të reagonin të gjenin golin. Shqipëria bën pjesë në Grupin E, bashkë edhe me Skocinë, Portugalinë dhe Qipron.

Të fundit