Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Eurobondi”, Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare është pozitive, na u ofrua ta dyfishojmë borxhin
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh gjatë një konference për mediat se blerja e “Eurobondit” nuk e thellon borxhin e ekonomisë shqiptare.
Sejko shtoi se nevoja e Shqipërisë ishte 500 milionë euro, por na u ofrua dyfishi, duke e parë këtë si një sukses për ekonominë shqiptare.
Guvernatori foli edhe për bankat e huaja që janë tërhequr nga Shqipëria, duke thënë se nuk po ndodh vetëm tek ne, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Eurobondi, ne u informuan zyrtarisht për emetimin. Ky është një sukses, e cili u afrua dyfish në 1 mld euro, por nevoja e Shqipërisë ishte 500 mln euro. Norma e interesit ndryshon nga dita në ditë. Ekonomia shqiptare është pozitive kjo për faktin se u afrua dyfishi i shumës së ishte kërkuar. Ky është një hap pozitiv edhe për bizneset e huaja. Eurobondi nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit të ekonomisë shqiptare. Ne do të vijojmë ta mbajmë të ulët nivelin e borxhit. Bankat e huaja që janë tërhequr nga Shqipëria, në fakt nuk po ndodh vetëm tek ne, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Sejko.