Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Eurocontrol paralajmëron linjat ajrore: Brenda 72 orësh mund të ketë sulme ajrore në Siri
Agjencia evropiane e kontrollit të trafikut ajror, Eurocontrol paralajmëron linjat ajrore të tregohen të kujdesshëm në Mesdheun lindor, pasi në 72 orët e ardhshme mund të ketë sulme ajrore.
Eurocontrol tha se gjatë kësaj periudhe mund të ketë edhe ndërprerje të pajisjeve të radio-navigimit.
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe aleatët perëndimorë po diskutojnë veprimin e mundshëm ushtarak për të ndëshkuar presidentin e Sirisë Bashar Assad pas një sulm të dyshuar të gazit helmues të shtunën në një qytet që ishte nën kontrollin e rebelëve, kundër forcave qeveritare.
Trump të martën anuloi një udhëtim të planifikuar në Amerikën Latine, për t'u përqendruar më tepër në përgjigjen ndaj incidentit të Sirisë, tha Shtëpia e Bardhë, shkruan politiko.al.
Paralajmërimi i Eurocontrol në faqen e saj të internetit nuk specifikon origjinën e ndonjë kërcënimi të mundshëm të raketave.
"Për shkak të fillimit të mundshëm të sulmeve ajrore në Siri me raketa ajrore ose të lundrimit brenda 72 orëve të ardhshme mund të ketë ndërprerje të të pajisjeve të radiovalëve, duhet të merret në konsideratë kur planifikohen operacionet e fluturimit në zonën e Mesdheut Lindor”, shkruhet në faqen e Eurocontrol.
Deklarata e agjencisë përfshin një zonë më të gjerë jashtë hapësirës ajrore të kontrolluar nga Damasku dhe është një paralajmërim për aviacionit në vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë.