Flash News

KRYESORE

Eurodeputetët në Shkup, thirrje për të votuar në referendum

Eurodeputetët në Shkup, thirrje për të votuar në

Deputetët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët qëndruan në Shkup në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit, u shprehen se dëshirojnë të shohin një rezultat pozitiv që do t’i hapte rrugën Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Ata theksuan se nuk dëshirojnë të mendojnë për një plan B, në rast të dështimit të referendumit, ndërsa përsëritën bindjet për daljen me sukses në këtë proces për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Kukan dhe Fleckenstein u bënë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Të fundit