Flash News

KRYESORE

Eurodeputetja letër Metës, Ramës dhe Ballës: Shpjegoni dëbimin e detyruar të Harun Çelik në Turqi  

Eurodeputetja Ramona Strugariu i ka drejtuar një letër të hapur autoriteteve shqiptare, përmes së cilës kërkon sqarime mbi procedurat e ndjekura rreth rastit të gylenistit Harun Çelik të deportuar më 1 janar nga Shqipëria në Turqi.

Në këtë letër, eurodeputetja kërkon sqarime juridike mbi bazën e të cilave vendi ynë realizoi operacionin.

“Kemi ndjekur çeshtjen e Harun Çelik, i cili u dëbua me 1 janar nga Shqipëria, pasi akuzohet se mbështeti organizatën e Gylen. Kërkojmë sqarime juridike për rastin, bazën ligjore në të cilën u bë operacioni, të sqarohet procedura e azilit që kishte nisur Harun Çelik, apo kur Turqia nisi procedurën për ekstradimin , si dhe a kishte mundësi Harun Çelik për ankesë për dënimin”, shkruan eurodeputetja duke i kujtuar shtetit shqiptar se ligji aktual në fuqi e ndalon dëbimin e azilkërkuesve, pasi edhe ka nënshkruar konventën për ekstradimet që ndalon një ekstradim me bazë politike.

Po ashtu, ajo kujton se të drejtat e njeriut dhe normat e së drejtës ndërkombëtare janë kusht për integrimin ne BE.

Të fundit