Flash News

KRYESORE

Eurodeputetja Rebecca Harms kërkon hetim për deportimin e mësuesit turk në Turqi

Deputetja e Parlamentit Evropian Rebecca Harms ka reaguar pas deportimit të shtetasit turk Harun Çelik në Turqi nga Shqipëria, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim si anëtar i lëvizjes Gylen. Ajo është eurodeputetja e dytë pas Rampona Strugariu-t që shpreh shqetësimin për këtë ngjarje e kërkon një hetim të pavarur të mënyrës se si kjo procedurë u krye. “Një hetim i pavarur i këtij rasti dhe i rasteve të tjera të rrëmbimit të shtetasve turq jashtë territorit të vendit është i nevojshëm urgjentisht.”, shkroi ajo në Twitter. Çelik qëndroi disa muaj në Shqipëri në burg, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”. Ndërkohë që gjykata e Stambollit vendosi që për akuzat si pjesëtar i organizatës terroriste FETO të lihet në paraburgim. Alban Bengasi, avokati i shtetasit turk tha se ndaj klientit të tij janë shkelur ligjet, e kërkoi hetim nga prokuroria. Ai tregoi se mësuesi 42 vjeçar, kishte kërkuar azil, por kjo i ishte mohuar nga autoritetet shqiptare.

Të fundit