Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Euronews” raporton protestën e opozitës: Vazhdojnë përpjekjet për largimin e Kryeministrit Rama
Rrjeti prestigjoz televiziv “Euronews” ka publikuar një artikull për protestën e djeshme të opozitës.
Media e rëndësishme europiane nënvizon se mbështetësit e opozitës janë kthyer sërish në rrugë.
"Protestues të shumtë opozitarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë, duke protestuar kundër Ramës, duke akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Tubimi i së hënës u thirr nga Partia Demokratike, e cila bojkotoi zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit, të fituara kryesisht nga socialistët në pushtet.”-raporton media e huaj.
“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një referendum kundër të keqes. Shqiptarët e dhanë verdiktin. Ata duan që të largohet Edi Rama dhe shpura e tij”, tha Lulzim Basha, lider i PD, raporton Euronews.
Në fund të artikullit media europiane ndalet te konflikti i Kryeministrin Rama me Presidentin Meta.
“Presidenti i Republikës Ilir Meta hyri në konflikt politik me kryeministrin Rama, pasi u përpoq të anulonte rezultatet e zgjedhjeve dhe bëri thirrje për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Si hakmarrje, Parlamenti votoi për të ngritur një komision hetimor për të provuar të rrëzojë presidentin.
Rama akuzon presidentin Ilir Meta se ka shkelur Kushtetutën. Kryeministri po nxit që Bashkimi Evropian të fillojë negociatat e pranimit me vendin e tij dhe shpreson për një përgjigje pozitive këtë vjeshtë.”