Flash News

KRYESORE

Europa League: 'Gladbach dështon në shtëpi, shkëlqen United

Europa League: 'Gladbach dështon në shtëpi, shkëlqen

Europa League sonte i dha fund fazës së grupeve duke nxjerrë 24 skuadrat të cilat do të marrin pjesë në fazën me eliminim direkt, ku bashkë me to do të jenë edhe 8 skuadra të tjera nga Champions League.

Sonte kishte dramë, por edhe spektakël. Lazio mbetet jashtë kompeticionit, pasi u mund në ndeshjen e fundit. Eintraht Frankfurti përfitoi nga barazimi i Arsenalit në fund, pasi edhe gjermët mund të kishin fatin e keq të Strakoshës me shokë.

Manchester United shkatërroi 4-0 AZ Alkmaar në Old Trafford. Mason Greenwood u bë heroi i skuadrës së tij me dy golat e shënuar, 18-vjeçari ishte i shkëlqyer, ashtu si edhe kapiteni Ashley Young dhe Juan Mata, të cilët shënuan nga një gol. Me këtë fitore United siguron kreun e grupit L, ndërsa Alkmaar merr vendin e dytë për më tej.

Ashtu si United, edhe Wolves regjistroi fitore 4-0, duke mposhtur kështu Besiktasin. Roma barazoi 2-2 ndaj Wolfsberger, ndërkohë që befasia më e madhe ishte humbja 2-1 në shtëpi e Borusia M'Gladbach-ut ndaj Basaksehirit, e cila ra në vendin e tretë dhe nuk ia doli të kualifikohej.

Të fundit