Flash News

KRYESORE

Europa League/Hidhet shorti për raundin e tretë, ekipet shqiptare njihen me rivalët

Europa League/Hidhet shorti për raundin e tretë, ekipet shqiptare

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës edhe shorti i raundit të tretë, ku skuadrat shqiptare të kualifikuara kanë mësuar ekipet kundërshtare me të cilat do të ndeshen.

Më i favorizuari nga ekipet është Laçi, teksa shorti i ka vënë në raundin e tretë fituesin e përballjes  Koleran-Madhëruell.

Ndërkohë, nëse Shkëndija arritn të eleminojë Botoshanin, mund të sfidojnë Totenhemin, i cili duhet të kalojë ekipin e Lokomotiva Plovdivin.

Kukësi, i cili do të përballet në raundin e dytë me Volfsburgun, do të luftojë më pas me ukrainasit e Desnas, gjithmonë nëse eliminon gjermanët.

Ndërsa Teuta, nëse kalon raundin e dytë të këtij kompeticioni do  të përballlet me fituesin e dyshes Lokomotiva Tbilis-Dinamo Moska.

Ekipi i Renovës, nëse arrin të eliminojnë Hajduk Splitin, gjejnë në raundin e tretë fituesin e përballjes Nefçi Baku-Gallatasarai.

Kurse kampionët e Kosovës, Drita, i presin polakët e Legia Varshavës në raundin e tretë, një ekip shumë i fortë dhe me përvojë në Europë.

Të fundit