Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Europa League: United tris ndaj serbëve, Roma dështon në Gjermani
Janë mbyllur ndeshjet e vlefshme për Europa League, xhiroja e katërt e këtij kompeticioni europian të futbollit, dhe golat nuk munguan. Manchester United shkatërroi 3-0 Partizanin e Beogradit në shtëpi, ndërsa Borussia M'Gladbach mposhti 2-1 Romën. United ngjitet në krye të grupit L dhe ka siguruar kualifikimin më tej, ndërsa Roma duhet të presë deri në fund të fazës së grupeve për të parë shanset e veta.
Golat për "Djajtë e kuq" u shënuan nga Greenwold, Rashford dhe Martial. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer nuk pati asnjë vështirësi ndaj serbëve, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në Premier League, ku pikët i merr me pikatore. Verdhekuqtë e Romës zhgënjyen totalisht, sidomos pas autogolit nga Fazio, i cili gjithashtu e "kompensoi" me një gol personal, por që nuk mjaftoi për fitoren e italianëve.
Në ndeshjet e tjera, Rangers mposhti 2-0 Porton në shtëpi, kurse Genti fitoi 3-1 ndaj Wolfsburgut në Gjermani.