Flash News

KRYESORE

Europa League/Ja vendi dhe orari i dy ndeshjeve të Skënderbeut

Europa League/Ja vendi dhe orari i dy ndeshjeve të Skënderbeut

UEFA ka përcaktuar axhendën e dy ndeshjeve të turit të tretë kualifikues të Europa League, mes Skënderbeut dhe Mllada Boleslav. Ndeshja e parë do të zhvillohet në datën 27 korrik në Çeki, në stadiumin “Mestski” të qytetit me të njëjtin emër si skuadra e futbollit, Mllada Boleslav. Ndeshja do të luhet në orën 18:00. Ndërkohë që më datën 3 gusht në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00 do të luhet ndeshja e kthimit. Korçarët do të udhëtojnë drejt Elbasanit, sepse thuhet se stadiumi “Skënderbeu” në Korçë nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga UEFA.  Në Çeki filluan shitjet e biletave të ndeshjes së parë, të cilat do të kushtojnë 150 koruna çeke, afërsisht 6 euro, dhe do të shiten gjatë tre ditëve të para të javës së ardhshme te biletaria pranë hyrjes kryesore të stadiumit “Mestski” nga ora 13:00 deri në orën 16:00. Ndërkohë gjatë ditës së ndeshjes shitja e biletave do të fillojë në orën 16:30.

Të fundit