Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Augustin Palokaj/ Jutarnji List
Shtetet e Europës Lindore në njëfarë mënyre janë edhe vetë fajtore për këtë sepse, në radhë të parë nuk bien dakord dhe nuk kanë të njejtin interes.
Kryetarja e ardhshme e Komisionit Europian Ursula von der Leyen po vazhdon konsultimet për formimin e ekipit të saj të ardhshëm. Bisedon me antarët e emëruar të Komisionit, viziton shtetet antare, zgjeron listën e bashkëpuntorëve dhe ndoshta edhe përpunon plane mbi prioritetet që do të shenjojnë fillimin e mandatit të saj pesëvjeçar i cili, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të duhet të fillojë me 1 tetor, pra në ditën e parë kur Mbretëria e bashkuar nuk do të jetë më antare e Bashkimit Europian.
Ursula von der Leyeni ka një punë te vështirë para saj. Meqënëse edhe përzgjedhja e saj ishte rezultat i balancimit të disa kritereve, edhe ajo vetë do të duhet të ketë kujdes që në komision të sigurojë ekuilibrin. Tashmë është folur shumë mbi atë se ajo nuk do të arrijë të vendosë ekuilibër ose barazi mes gjinive. Shumica e shteteve antare kanë propozuar si antarë të Komisionit Europian vetëm meshkuj. Për këtë po u bëhet presion atij numuri të vogël të shteteve që ende nuk kanë vendosur se cilin të dërgojnë në Bruksel në mënyrë që në ekipin e saj të dërgojnë femra.
Balancimi i dytë që Ursula von der Leyeni nuk do të ketë mundësi ta sigurojë është ai gjeografik. Ky kriter, megjithëse gjatë bisedimeve është përmendur si i rëndësishëm, është shkelur nga shefat e shteteve ose qeverive të BE-së. Nga pesë funksione kyçe në institucionet e BE-së mbi të cilët ata janë marrë vesh në paketë, asnjë prej tyre nuk i përkiste ndonjë shteti nga Europa Qendrore apo Lindore. Ky do të jetë një hap i madh prapa sepse në vitet e shkuara një prej vendeve kryesore në BE përherë e ka mbajtur një prej Europës Lindore. Është e vërtetë se përherë ky ka qenë nga Polonia, por gjithsesi ky kriter i pashkruar është respektuar. Jerzhi Buzeku ishte shef i Parlamentit Europian, e ndërsa bashkëpatrioti i tij Donald Tusk së shpejti do të mbyllë mandatin pesëvjeçar në krye të Këshillit Europian.
Si Kryetar i Këshillit pasues i Tuskut tashmë është zgjedhur belgu Sharl Mishel, shefi i Parlamentit Europian është italiani Davide Sassoli, Kryetare e Komisionit Europian gjermanja Ursula von der Leyen, ndërsa Presidente e Bankës Qendrore Europiane do të jetë francezja Kristin Lagard. Shefi i shërbimit për punë të jashtme në BE është caktuar spanjolli, ose më mirë të themi katalonasi, Jozef Borell.
Shtetet e Europës Lindore në njëfarë mënyre janë vetë fajtore për faktin se nuk do të kenë asnjë politikan nga shtetet e tyre në krye të institucioneve të BE-së. Së pari, nuk bien dakord dhe nuk kanë interesa të njejta. Së dyti kanë zgjedhur, me sa duket, një betejë të gabuar gjatë bisedimeve të vështira mbi paketën me emrat e kandidatëve për pesë funksionet kryesore. Më e rëndësishme për ta ishte, nëse gjykojmë sipas deklaratave të liderëve të këtyre shteteve, të pengohej zgjedhja e holandezit Frans Timermans si Kryetar i Komisionit Europian. Madje edhe tani disa prej këtyre shefave mburren se kanë qenë të suksesshëm në këtë aksion. Por, me këtë humbën ndikimin mbi ecurinë e mëtejshme të bisedimeve dhe kësisoj mbetën pa funksione kryesore.
Nga Ursula von der Leyeni tani pritet që shteteve të Europës Qendore dhe Lindore, t’ua zbusë disi këtë humbje të pësuar gjatë ndarjes së portofoleve në Komisionin Europian. Por edhe për këtë nuk ka fort hapësirë. Tashmë është vendosur që dy nënkryetarët e saj të parë, pra dy nga antarët më të rëndësishëm të Komisionit të jenë Franc Timermansi dhe Margaret Vestageri. Siç ka qenë e natyrshme deri tani që vendi i zëvendëskryetarit t’i takonte përfaqësuesit për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jozef Borellit mund të themi se është mbyllur numuri i funksioneve më të rëndësishme në BE. Madje edhe nëse vendoset që gjysma e Komisionit të jenë Nënkryetarë, dhe nga këta të ketë mjaft nga Europa Qendore dhe Lindore, kjo nuk do të thotë shumë.
Shtetet antare kyçe-Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia- gjithsesi do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes se cilin portofol duan për kandidatin e tyre. Ajo që thuhet se vetë Kryetarja e Komisionit Europian vendos vetë se cilt duhet t’ia japë një portofol të caktuar, është vetëm në teori e tillë. Njëlloj siç ndodh edhe me frazën e famshme sipas së cilës, „çdo komisioner e dorëzon pasaportën e tij te porta e ndërtesës së Komisionit Europian, sepse nuk punon për shtetin e tij, por për mirëqënien e të gjithë qytetarëve të BE-së“. Krahas kësaj, të gjithë antarët e Komisionit Europian, të gjithë komisionerët në njëfarë mënyre janë edhe të dërguar të qeverive të tyre në Komision. Për këtë edhe është ruajtur parimi sipas të cilit çdo shtet duhet të ketë komisionerin e tij. Ndoshta Zhan Klod Junkeri kishte fuqi t’u thotë „jo“ antarëve e kësisoj edhe të refuzojë kërkesat dhe propozimet e tyre, por për Ursula von der Leyenin, do të jetë disi më e vështirë.
Në fund të fundit çdo shtet do të bëjë sikur ka marrë ndonjë portofol me rëndësi. Sepse edhe nuk ka të parëndësishëm. Por ama më të rëndësishmit janë ata që marrin me shumë para nga buxheti, por ata që kanë të bëjnë me financat, tregtisë, energjetikën, mjedisin dhe konkurencën tregtare. Janë më të rëndësishmit pikërisht për shkak të ndikimit të tyre në ekonominë europiane dhe në atë botërore. Por çfarë do të marrin kandidatët nga shtetet e Europës Qendore dhe Lindore, do ta shohim së shpejti. Do të ishte mirë që disa nga këto shtete të marrin portofolin e politikës rajonale dhe bujqësisë duke qenë se janë përdoruesit neto nga fondet e BE-së, dhe më shumë para shkojnë pikërisht në këto territore, dhe të kesh dikë nga këto shtet do të ishte me rëndësi kur të vendoset mbi buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së. Pikërisht këtu pritet beteja e re mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Mes neto-paguesve dhe neto-përdoruesve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38