Flash News

KRYESORE

Europa në zgjedhje, emigrantët ‘me zemër në dorë’

Europa në zgjedhje, emigrantët ‘me zemër në

Marsel Lela/Blogger-Politiko.al

Holanda mban sot zgjedhjet parlamentare dhe fryma nacionaliste që mbizotëron kohët e fundit aty, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Beteja do të zhvillohet mes kryeministrit Mark Rutte të qendrës së djathtë dhe populistit Geert Wilders. Ky i fundit ka bërë një fushatë radikale ku ka kërkuar ndalimin e Kuranit, mbylljen e xhamive dhe largimin e vendit nga Bashkimi Europian. Gjatë zgjedhjeve të një viti më parë, partia “Liria e Wildersit” ka udhëhequr në sondazhet e opinionit, edhe pse rezultatet e votimit u kthyen në favor të kryeministrit Rutte. Kohët e fundit Europa ka treguar një tendencë drejt politikave të ashpra, sidomos ndaj emigrantëve. Në Francë, Marine Le Pen i esktremit të djathtë duket se është drejt një hapi më përpara në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në prill. Gjithashtu, në Gjermani, partia anti-migrante 'Alternativa për Gjermaninë' ka fituar popullaritet dhe mendohet se mund ta përmbysë kancelaren Angela Merkel.

Të fundit