Flash News

KRYESORE

Europiani i Minifutbollit, Shqipëria e nis me humbje

Europiani i Minifutbollit, Shqipëria e nis me humbje

Europiani i Minifutbollit që po mbahet në Kiev të Ukrainës nuk ka shkuar fare mirë për skuadrën kuqezi, e cila u mposht me rezultatin 1-0 nga Kazakistani.

Golin e fitores për kundërshtarët e realizoi Adreselov, në një përballje e cila nuk u zhvillua në kushte të barabarta, pasi skuadra kuqezi mbërriti në Slloveni vetëm 8 orë para ndeshjes.

Të udhëhequr nga kapiteni Hysenbelliu, lojtarët e Kombëtares shqiptare patën raste të pastra për gol me Shimën dhe Dushkun, por ishin të pafat, pasi portieri i Kazakistanit neutralizoi gjithçka.

Nesër do të luhet ndeshja e dytë e këtij eventi, ku Shqipëria do të përpiqet të rikuperojë, në përballjen e orës 16:00 kundër Bosnjës.

Të fundit