Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Eurosocialistët i kërkojnë BE të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë: Do përballeni me shoqëri të irrituara
Një ditë para vendimit që vendet e unionit europian do të marrin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,Sergei Stanishev, kryetari i Partive Socialiste Europiane, i ka dërguar një letër Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, përmes të cilës i kërkon një vendim pozitiv për këto vende.
Stanishev thekson arritet e dy vendeve, duke përmendur se është bërë një punë e mirë dhe se të dy vendeve u është dashur mund për të arritur aty ku janë.
“Komisioni Europian ka pranuar se ata kanë bërë çka është e nevojshme për të kaluar në fazën e ardhshme”-shkruhet në letër.
Më tej Stanishev thekson pasojat që do të kishte një vendim negativ për Europën.
“Nëse BE nuk i qëndron tani përkushtimit të saj, irritimi në këto shoqëri do të thyente besimin që ata kanë në BE dhe do të ushqente populizmin anti-europian dhe nacionalizmin shkatërrues.
Kjo do të ishte në favor të aktorëve të tjerë që do të ishin të gatshëm të mbushnin boshllëkun që ne lëmë pas”-shkruhet në letrën që Sergei Stanishev i adreson Donald Tusk.