Flash News

KRYESORE

Eurostat: 30 vjeçarët e Shqipërisë më të pashkolluarit në Europë

Eurostat: 30 vjeçarët e Shqipërisë më të

Shqipëria paraqitet me deficite të larta sa i përket numrit të personave me arsim të lartë në raport me vendet e tjera. Gjithashtu, diplomat e universiteteve shqiptare vijojnë të kenë mospërputhje me nevojat e tregut të punës.

EUROSTAT raportoi se gjatë vitit të kaluar 39.9 përqind e 30-34 vjeçarëve në vendet e BE-së kishin mbaruar studimet e larta. Kjo grup moshë konsiderohet si më aktivja në tregun e punës dhe arsimi i saj lidhet edhe perspektiven e zhvillimit afatgjatë ekonomik të një vendi.

Në vitin 2016, vetëm 21% e 30-vjeçarëve shqiptare kishin arsim të lartë, teksa në Malin e Zi ishin 33%, në Serbi 30%, Maqedoni, 38%, Turqi 26%, Bosnjë 23%.

Peshën kryesore në diplomat e marra, sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë.

Fushat e studimit ku femrat diplomohen më shumë janë biznes, administrim dhe ligj (27,2 %), shëndet dhe mirëqenie (16,3 %), shkenca sociale, gazetari dhe informacion (13,6 %) dhe arte dhe humanitare (13,5 %).

Të fundit