Flash News

KRYESORE

Eurovision 2018/ Eugent Bushpepa i fundit që realizon klipin e tij prezantues në Aveiro

Eurovision 2018/ Eugent Bushpepa i fundit që realizon klipin e tij

Eugent Bushpepa ka udhëtuar në Aveiro për të filmuar klipin e tij prezantues për “Eurovizion 2018”. Sipas “Eurovoix”përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision 2018”, ka qenë këngëtari i fundit që ka udhëtuar në Portugali për të klipin e tij. Në klip shihet këngëtari shqiptar që viziton shtëpitë e peshkatarëve, depot, banesat e kripës së Aveiros dhe ndërtesat historike në qytet. Eugent ka deklaruar se dëshiron të mbajë tekstet e këngës në gjuhën shqipe, në përputhje me melodinë.

“Aveiro është një qytet shumë i ngrohtë dhe miqësor. Isha i habitur nga ngjyrat, arkitektura, natyra dhe kombinimi i të gjitha këtyre elementeve. Unë u frymëzova me këtë thjeshtësi dhe diversitet të tillë!”, shprehet ai.

Ai së pari këndoi në Festivalin e Këngës në vitin 2008-ën në një duet me Rovena Dilon, ku nga 20 vende ata u renditën në vendin e 12-të.

Të fundit