Flash News

KRYESORE

Eurovizion 2018/ Këngëtarja shqiptare që përflitet se do të përfaqësojë Qipron

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Entela Fureraj është shumë e famshme në  Greqi, por atje njihet me emrin Eleni Foureira.

Ajo është larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e saj gjatë vitit 1997, kur ishte vetëm 10 vjeçe.

Në fillimet e saj në Greqi, ajo është prezantuar si këngëtare latine, por më pas pranoi origjinën e saj shqiptare.

Duke qenë se Entela është shumë e njohur me këngët e saj në Greqi, të gjithë kanë menduar se ajo do të prezantojë Greqinë në Festivalin Evropian, por nuk është kështu.

 Sipas disa portaleve që diskutojnë mbi këtë festival, flitet se ajo së bashku me kompozitorin Alex Papaconstantinou, janë duke punuar për këngën që do të prezantojë shtetin e Qipros.

 Gjithashtu shtëpia diskografike në të cilën është pjesë Entela Fureraj ka konfirmuar se enti publik televiziv i Qipros i ka kërkuar zyrtarisht këngëtares që të përfaqësojë shtetin e tyre në ‘Eurovision’.

Të fundit