Flash News

KRYESORE

“Eurovizion do ta fitojë një nga shqiptarët”

Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Fuereira janë tre shqiptarët të cilët do të këndojnë në finalen e “Eurovizion 2018”. Ata përfaqësojnë respektivisht Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë. Këngët e tyre janë ndër më të komentuarat në rrjete sociale e në ‘wiwiblogs’. Eugent Bushpepa që prej fillimit spikati me vokalin e tij fantastik dhe është konsideruar si një nga këngëtarët me zërin më të mirë të këtij festivali. Gjithashtu në të gjitha sondazhet dhe kritikat, Eugenti është rockeri më i mirë i Eurovizion 2018. Eleni Fuereira, vajza me origjinë shqiptare, e rritur në Greqi që përfaqëson Qipron. Ajo është përfolur shumë, pikërisht për origjinën e saj. Një foto e publikuar me Eugent Bushpepën me simbolin e shqiponjës, ka irrituar shumë grekët. Në natën e parë konkurruese, Eleni kishte një performancë shpërthyese duke e krahasuar me Beyonce. Ermal Meta, po ashtu ka një këngë me mesazh shumë të fortë. Kënga e tyre u përfol shumë në media, e cila fillimisht u konsiderua e vjedhur por më pas ajo u bë një nga këngët më të dëgjuara pasi u kualifikua për në Eurovizion. Kënga e tij tregon vuajtje dhe dhimbje dhe është ndër më të kilikuarat në YouTube. Të tre shqiptarët konsiderohen si favoritët për ta fituar Festivalin Evropian të Muzikës dhe fansat e tyre duan shumë që ky festival për herë të parë të fitohet nga një shqiptar. Nuk ka rëndësi se cili, mjafton ta fitojë njëri nga ata, pasi të tre janë shumë të talentuar dhe kanë këngë shumë të bukura.

@ermalmetamusic A great and a humble artist #esc2018

A post shared by Eugent Bushpepa (@eugentbushpepa) on

She'll literally light up the ESC stage!!! @foureira you rock girl!!🤘

A post shared by Eugent Bushpepa (@eugentbushpepa) on

Të fundit