Flash News

KRYESORE

Eva Longoria pranon për herë të parë se është bullizuar nga kolegia e saj në "Shtëpiake të Dëshpëruara"

Edhe pse seriali i famshëm "Shtëpiake të dëshpëruara" ka mbyllur xhirimet që në vitin 2012, shumë njerëz vazhdojnë ta shohin e madje dhe i rikthehen herë pas herë.

Megjithëse atëherë nuk ishin kaq të përhapura sa sot format dhe mënyrat e komunikimit, një ndër aktoret kryesore, Eva Longoria, asnjëherë nuk foli hapur për abuzimin dhe ankthin që po kalonte teksa xhirohej seriali.

Këtë ajo e ka pranuar së fundmi, teksa ka rrëfyer se është bullizuar nga një kolege dhe se i kishte tmerr dhe plot ankth ditët kur duhej të punonte me të.

Eva shkroi një letër në mbështetje të koleges së saj Felicity Huffmann (Lynette), e cila po akuzohet për korrupsion në kolegjin e së bijës. Mes të tjerave ajo tregoi se ka qenë viktimë e bullizmit nga një koleg/e i/e saj në sheshxhirimin e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” dhe ka qenë Felicity, ajo që i ka dalë në mbrojtje dhe e ka ndihmuar.

“Ishte një kohë kur kam qenë viktimë e bullizmit nga një person që punonte me mua. I kisha frikë ditët që më duhej të punoja me atë njeri sepse ishin torturë. Derisa një ditë, Felicity i tha atij/asaj ‘mjaft’ dhe shpëtova. Felicity e ndjeu që unë isha e mbushur me ankth, edhe pse unë nuk iu ankova kurrë askujt lidhur me këtë abuzim”, -është shprehur Eva.

Të fundit