Flash News

KRYESORE

Eva Murati “refuzon” të njihet si nusja e Jozefina Topallit

Prezantuesja Eva Murati gjatë gjithë këtyre ditëve është përfolur në media për dukjen dhe linjat e saj perfekte, por gjithnjë duke e etiketuar atë si “nusja” e Jozefina Topallit. Megjithatë edhe pse Eva është e fejuara e djalit të ish-kryeparlamentares, ka shprehur mosdakordësinë e saj për këtë etiketim.

Asaj nuk i pëlqen të cilësohet si e tillë, pasi siç shkruan vetë ajo në një status në rrjetet sociale, do të njihet për profesioni e saj dhe jo si “nusja e Topallit”. Këtë ajo e ilustron më së miri në statusin e saj në instagram, ku ka  postuar një dialog të improvizuar mes gazetares dhe të ftuarës në studio. Gazetarja konstaton se e ftuara është shoqe me të dashurën e Princit Herri dhe ajo i përgjigjet se e dashura e princit është aktore fillimisht.

“Kur merr guximin te google-osh emrin tend dhe zbulon se duhet te besh nje falenderim zyrtar per portalet dhe gazetat qe pavarsisht gjithckaje nuk me lene te shijoj asnje sukses timin ne menyre qe te arrij me shume!!! Thanks”, shkruan ajo.

Të fundit