Moderatorja e emisionit sportiv ‘Champions League’ në Vizion Plus, Eva Murati ka zbuluar ekipin që bën tifo në Kategorinë Superiore. Në disa foto të publikuara në rrjetin social ‘Instagram’, Murati shkëlqen në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit, teksa qëndron në tribunën VIP, edhe me shallin e “demave”, veshur në qafë.
“Duke përshëndetur skuadrën më të mirë të Super Ligës, Partizanin. Nuk kam qenë në stadium për ca kohë, e shijova shumë.” – shkruan Murati në Instagram.
Partizani mposhti Laçin javën e kaluar në Kategorinë Superiore me rezultatin 1:0 dhe kryeson kampionatin me 31 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu.
Në kampionatet evropiane, Eva është fanse e zjarrtë e Juventusit; pjesë e të cilëve është edhe ylli portugez, Kristiano Ronaldo.
Discussion about this post