Flash News

KRYESORE

Evakuohen banorët e pallatit 8 katësh në Gjirokastër

Evakuohen banorët e pallatit 8 katësh në Gjirokastër

Një pallat 8-katësh në Gjirokastër rrezikon shembjen ndërkohë që janë evakuuar banorët. Rrëshqitja e dheut nisi mbrëmjen e së shtunës ndërkohë që banorët e ndjenë lëkundjet rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe dolën menjëherë nga apartamentet. Dheu nga lëvizjet ka mbërritur deri në katin e dytë të këtij pallati.

Shkak për rrëshqitjen e tokës janë bërë reshjet e dendura të shiut. Pallati 8-katësh që ndodhet në lagjen “18 shtatori” ka lëvizur nga themelet e tij.

Askush prej banorëve nuk lejohet më të hyjë në pallat deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse. Lajmërim është bërë edhe për banorët e shtëpive përreth për shkak të ndonjë rrëzimi të mundshëm të këtij pallati.

Të fundit