Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rajoni spanjoll i Katalonjës mund të duhet të rivendosë masat e bllokimit nëse shpërthimet atje nuk vihen nën kontroll brenda 10 ditësh, ndërsa Franca u ka bërë thirrje të rinjve që të jenë më vigjilentë pas një rritje të fortë të rasteve Covid-19 tek të rinjtë.
Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore spanjolle pranuan që vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një valë të dytë të infeksioneve pas heqjes së bllokimit të rreptë tre-mujor në fund të qershorit.
Të hënën, presidenti rajonal i Katalonjës – një nga zonat më të goditura nga rikthimi i virusit – tha se situata ishte e ngjashme me atë përpara se të niste bllokimi kombëtar në mars.
“Ne jemi në 10 ditët më të rëndësishme të verës dhe gjatë kësaj kohe, do të shohim nëse jemi të aftë ta zgjidhim situatën përmes solidaritetit, bashkëpunimit dhe një përpjekjeje kolektive,” tha Quim Torra.
“Por situata është kritike dhe nëse nuk arrijmë, atëherë do të duhet të kthehemi mbrapa”.
Gati 8,000 raste janë diagnostikuar në Katalonjë gjatë 14 ditëve të kaluara – përbën gati gjysmën e 16.410 rasteve të zbuluar në Spanjë. Në rajonin fqinj të Aragonit, ku gjithashtu ka pasur një rritje të infeksioneve, të premten dhe të shtunën janë regjistruar 738 raste të reja.
Shumë shpërthime e kanë origjinën në bare dhe klube, por grupimet e tjera janë gjurmuar në mbledhësit sezonalë të frutave dhe perimeve, kushtet e këqija të jetesës dhe punës të të cilëve, shpesh e bëjnë të vështirë distancimin shoqëror.
Të Premten, ministria spanjolle e Shëndetësisë raportoi 922 raste të reja Covid, nga 971 një ditë më parë. Kur pandemia ishte në kulmin e saj më 31 mars, Spanja kishte 9.222 infeksione të reja në një ditë të vetme.
María José Sierra, nënkryetari i qendrës spanjolle për emergjencat shëndetësore, vuri në dukje javën e kaluar se incidenca e virusit ishte trefishuar në vetëm dy javë, nga 8.76 raste për 100,000 njerëz në 3 korrik, në 27.39 në 100,000.
Të premten, qeveria Katalanase urdhëroi që të gjitha klubet e natës të mbyllen për dy javë dhe vendosi një shtetrrethim mesnate në bare brenda dhe rreth Barcelonës dhe Lleidës, të dyja qytete që kanë raportuar një rritje të numrit të rasteve të reja. Ajo gjithashtu ka këshilluar njerëzit në Barcelonë që të qëndrojnë në shtëpi, por këshillat janë injoruar pasi shumë njerëz po mblidhen në plazhe.
Përballë mbylljeve dhe shtetrrethimeve, disa të rinj kanë organizuar “botellónes”, ose festa me alkool në rrugë.
Torra bëri thirrje për t’i dhënë fund një sjelljeje të tillë, duke thënë: “Sot, botellónes nuk është festë; kjo tregon një mungesë solidariteti”.
Mesazhit iu bë jehonë nga ministri francez i Shëndetësisë, i cili u bëri thirrje të rinjve që të jenë vigjilentë dhe të zbatojnë masat e sigurisë për koronavirusin, duke përfshirë mbajtjen e distancës, larjen e duarve dhe përdorimin e maskave.
“Kur bëjmë testim masiv, ne po shohim shumë pacientë të rinj … më shumë të rinj sesa gjatë valës së mëparshme,” tha Olivier Véran gjatë fundjavës.
“Kjo është veçanërisht e vërtetë në rajonin e Île-de-France (Paris) ku po shohim të rinj që janë infektuar, pa e ditur se si ndodhi. Eshtë e qartë se të moshuarit janë ende shumë të kujdesshëm, ndërsa të rinjtë po i kushtojnë më pak vëmendje”.
Jérôme Marty, presidenti i një bashkimi francez të GP-ve, tha se pushimet verore do të ishin një pikë thelbësore në krizën e koronavirusit. “Eshtë gjithçka në rrezik brenda tre javëve të ardhshme sepse ne po hyjmë në periudhën e rrezikshme,” i tha ai radios Europe 1.
“Kjo është koha me lëvizjen më të madhe dhe përqendrimin më të madh të popullatës. Ka zona ku normalisht ka 10,000 banorë dhe papritmas bëhen 60,000 ose 80,000. Nga një ditë në tjetrën mund të shkohet në një rritje të numrit të pranimeve në spitale”.
Në Quiberon, Brittany, ku ka pasur një rritje të rasteve të koronavirusit, autoritetet lokale mbyllën plazhet nga 9 pasdite deri në 7 të mëngjesit, pasi 54 të rinj u diagnostikuan me Covid-19.
Zyrtarët kanë paralajmëruar më shumë bare dhe plazhe do të mbyllen nëse numri i rasteve vazhdon të rritet.
Ndërkohë, qeveria e Belgjikës pritet të forcojë kufizimet e krijuara për të zvogëluar përhapjen e Covid-19, pas një rritje të madhe të numrit të infeksioneve dhe një rritje prej 500% në javë në qytetin e Antverpit.
Këshilli kombëtar i sigurisë së vendit (NSC) i udhëhequr nga kryeministrja, Sophie Vilmès do të takohet të hënën pasdite për të vendosur nëse do të miratojë izolime lokale dhe të zvogëlojë madhësinë e lejuar të “flluskave sociale” përballë një vale të dytë të sëmundjes.
Marc Van Ranst, një anëtar i komitetit këshillimor të koronavirusit të Belgjikës, tha që takimi ishte “më i rëndësishmi … që do të mbahet, që nga marsi”, kur u vendos izolimi kombëtar.
“Ne po veprojmë më herët sesa gjatë valës së parë; duam të ndalojmë [një valë të re] më herët”, tha Van Ranst.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci shëndetësore e BE-së, një rritje e rasteve për periudhën 14-ditore është vërejtur në Belgjikë, Bullgari, Republikën Çeke, Francë, Luksemburg, Rumani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Gjermania ka rreth 6,100 raste aktive të virusit. Agjensia qeveritare e kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch (RKI), ka shprehur shqetësimin e tij ditët e fundit se numri i rasteve po rritet.
Gjatë fundjavës, 500 njerëz u vendosën nën karantinë në Mamming, Bavaria lindore, pasi 170 punëtorë në një plantacion perimesh u testuan pozitivë për koronavirusin.
Në Austrinë fqinje, në Volfgangsee, një vendpushim popullor liqenor, i frekuentuar nga turistët gjermanë, autoritetet po përballen me një shpërthim prej 53 rastesh që mendohet se ishin përhapur nga stafi i hotelit, të cilët thuhet se jetonin në lagje të afërta. Shtatë hotele, një piceri dhe dy bare në St Volfgang, qyteti kryesor, u prekën dhe u desh të mbyllen. / Bota.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38