Flash News

POLITIKOFF

"ExLibris", e përjavshmja e "Onufrit" me elitën letrare dhe kulturore

"ExLibris", e përjavshmja e "Onufrit" me elitën

Shtëpia botuese “Onufri” me themelues Bujar Hudhriun, prej kësaj të premteje (16 nëntor 2018), do të vijë me të përjavshmen letrare dhe kulturore “ExLibris”.

Për botimet e fundit shqiptare por edhe të përkthyera, “Exilbris” do të mbajë të informuar lexuesit. Në “Exilbris” do të gjeni gjithçka që ndodh në një javë,  editorial, intervista me autorë të librave, promovime e biografi.

Botimi i parë i kësaj gazete nis me librin e fundit të shkrimtarit Ismail Kadare; një libër për marrëdhëniet e ndërlikuara të shkrimtarit me epokën e vet.

Por, në këtë botim do të gjeni po ashtu intervistat nga emra të njohur të letrave shqipe si: Mehmet Kraja, Ridvan Dibra, Mira Meksi, Virion Graçi, Agron Tufa e Azem Deliu.

Të fundit