Flash News

KRYESORE

FA Cup: Mourinho ngec, Chelsea bën detyrën

FA Cup: Mourinho ngec, Chelsea bën detyrën

Sot u mbyllën katër ndeshjet e para të raundit të tretë të FA Cup për këtë të diel. Tottenham na befasoi për keq, sepse nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Middlesborough. Mourinho nuk i motivoi sa duhet lojtarët e tij dhe duhet që ndeshja të ketë edhe një raund tjetër.

Ndërkohë, Chelsea bëri detyrën përballë Nottingham Forest, duke fituar 2-0 në stadiumin “Stamford Bridge”. Për Blutë e Londrës shënuan Hudson-Odoi dhe Ross Barkley dhe bënë trajnerin Frank Lampard të festonte.

Në takimet e tjera, Crystal Palace u turpërua duke humbur 1-0 në shtëpi dhe duke u eliminuar nga ekipi i kategorisë së dytë, Derby Country. Ndërsa QPR, ka shkatërruar me rezultatin 5-1 ekipin e Bersant Celinës, Swansea City.

Të fundit