Flash News

KRYESORE

FA CUP: Shumë vuajtje për Arsenalin, por ia del me një gol

FA CUP: Shumë vuajtje për Arsenalin, por ia del me një gol

Arsenali sonte e pati shumë të vështirë kualifikimin në raundin e katërt të FA Cup përballë Leeds United. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta fitoi minimalisht 1-0, pa bindur me lojë, thjesht duke arritur kualifikimin e vuajtur.

“Topçinjtë” nuk ishin efikasë dhe dukeshin si të trembur në fushë. Ata i shpëtoi një gol i talentit Reiss Nelson në pjesën e dytë. Kjo është fitorja e dytë radhazi e trajnerit të ri të londinezëve, pas atij triumfi spektakolar përballë Manchester United në Premier League.

Arsenali do të përballet në fazën tjetër me Bournemouth, ndërsa Leeds United duhet të mjaftohet me ndeshjen e mirë që bëri sonte ndaj një skuadre milionerësh dhe me jo pak yje.

Të fundit